EMRAT/  Kërkoheshin në Greqi për një sërë krimesh, kapen 3 shqiptarë në Angli

EMRAT/ Kërkoheshin në Greqi për një sërë krimesh, kapen 3 shqiptarë në Angli

15:12, 21/10/2021
A+ Aa A-

Britania e Madhe krahas personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare, italiane dhe belge po përdoret si vend-fshehje edhe për shqiptarët që kanë kryer krime në Greqi.

Top Channel nga gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” mëson se për qëllim ekstradimi në Greqi janë arrestuar tre shtetas shqiptarë.

Të dhënat e kësaj gjykate tregojnë se Florjan HYSA është prangosur për llogari të shtetit Helen për trafik droge. Ai kishte pak muaj që kishte mbërritur në Angli për tu fshehur.

Fatjon SOTIRI është një tjetër shqiptar i prangosur në Londër pasi kërkohet nga drejtësia greke për grabitje me armë dhe posedim të materialeve kriminale.

Prej një viti në burgjet angleze mbahet Andjus NELI i cili është përballur me disa seanca gjyqësore ektradimi kërkuar nga Greqia. Neli akuzohet si pjesë e një grupi shqiptarësh tashmë të arrestuar në Selanik për vrasjen e një të riu grek.

Sipas të dhënave që publikon “City of Ëestminster Magistrate Court”, përpara kësaj gjykate janë shtuar rastet e shtetasve shqiptarë të arrestuar në qytete të ndryshme të Anglisë, si pasojë e urdhër arresteve lëshuar nga vende të ndryshme europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco