Kërcënoi punonjësin e policisë, ja kush është 38-vjeçari i arrestuar në Durrës

Kërcënoi punonjësin e policisë, ja kush është 38-vjeçari i arrestuar në Durrës

14:36, 21/10/2021
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se akuzohet se ka kërcënuar një polici.

I arrestuari është A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, dhe rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15.10.2021 ka kanosur me fjalë një punonjës policie.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15.10.2021 ka kanosur me fjalë një punonjës policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco