U përplas me motor, humb jetën i riu shqiptar në Itali

U përplas me motor, humb jetën i riu shqiptar në Itali

13:54, 21/10/2021
A+ Aa A-

Tufa lulesh në vendin e aksidentit rrugor dhe ceremoni private për përcjelljen në banesën e fundit për Besmir Shalën.

29-vjeçari shqiptar vdiq të dielën në mëngjes pasi u përplas me motorin e tij në rrethoren në rrugë midis Ghezzanos dhe kufirit territorial komunal të Pizës.

Trupi i tij, pranë motorit Beverly Piaggio, u gjet në orën 7 të së dielës nga dy çikliste që njoftuan menjëherë urgjencën, por që tashmë ishte e kotë. Shala, i lindur në Shqipëri e banues prej kohësh në Piza, besohet se ka vdekur disa orë para se të gjendjej trupi i pajetë.

Duket se iu riu po kthehej në shtëpi pasi kishte kaluar mbrëmjen me të fejuarën. Pranë rrethores mendohet se ka ndodhur diçka, ndoshta dhimbje apo përgjumje e papritur.

Ai kapërceu murin rrethues the u përplas në tokë duke marrë trauma të shumta në trup.

Vendi aty është i pandriçuar dhe për këtë arsye trupi nuk u zbulua deri në mëngjes.

Nga shenjat në asfalt dhe pozicioni i motorit dhe i të ndjerit, hetuesit kanë arritur në konkluzionin se magazinieri i ri ka bërë gjithçka vetë dhe nuk ka përfshirje të ndonjë mjeti tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco