Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO-EMRAT/ Pezullohen policët, 'shfryhet' operacioni i madh i SPAK kundër trafikut të drogës

VIDEO-EMRAT/ Pezullohen policët, 'shfryhet' operacioni i madh i SPAK kundër trafikut të drogës

12:10, 21/10/2021
A+ Aa A-

Zbardhen emrat e 5 efektivëve të Policisë Pukë të pezulluar dhe 1 i shpallur në kërkim nga SPAK dhe SHÇBA pasi nuk u gjet në banesë.

Pezullimet u bënë pas operacionit të djeshëm anti-drogë.

Nga aksioni u godit një grup kriminal, që kultivonte dhe trafikonte hashash në kufi me Pukën dhe Mirditën.

Njoftimi i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat:

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

1. Inspektor Zamir Mehaj, 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.

2. Inspektor Alfred Ndoj, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.

3. Inspektor Fatmir Aliaj, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.

4. Inspektor Petrit Florini, 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.

Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzekutua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues ‘Arrest me burg’ dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpallja në kërkim kombëtar për:

5. N/Komisar Kastriot Biçukaj, 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë,  Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar  telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/10/2021 15:42

O TË NDERUAR SHQIPTARË! AKOMA KENI BESIM TEK SPAK???! POR SPAK ËSHTË NJË STRUKTURË E POSAÇME E ORGANIZATËS NAKO-MAFIOZE "RILINDJA"? DHE NËS SHËRBIM TË KRIMIT TË ORGANIZUAR?!!! SPAK ËSHTË NJË NGA FORUMET E PARTISË NË PUSHTET!!! TË BESOSH TEK SPAK ËSHTË NJËSOJ SI TË BESOSH QË NË DIELL KA UJË!!! APO TË BESOSH QË NË SAHARA KA FOKA DHE ARINJ POLARË!!! TË GJITHË SHQIPTARËT QË E DUAN DEMOKRACINË, E DUAN LIRINË, DREJTËSINË DHE SHQIPËRINË, KUDO KU NDODHEN T'I BASHKOHEN "FOLTORES DEMOKRATIKE"!! FOLTORE = FITORE!

Shto koment

Denonco