EMRAT/ Lejonin lokalet pas orës policore, arrestohen tre punonjës policie në Tiranë

EMRAT/ Lejonin lokalet pas orës policore, arrestohen tre punonjës policie në Tiranë

22:47, 20/10/2021
A+ Aa A-

Arrestohen 3 punonjës të Policisë së Tiranës, me detyrë patrullë e përgjithshme e Komisariatit Nr.1.

Efektivët e prangosur janë Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla, ndërkohë që në arrest shtëpie është lënë Matilda Hamolli

Syri.net mëson se mbi efektivët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Ata kanë lejuar aktivitetin e disa lokaleve pas pas orës policore. 

Gjithashtu, të shoqëruar janë edhe disa pronarë biznesesh. 

Askioni është shtrirë në disa qytete të vendit. Përveç lokaleve efektivët e proceduar dyshohen dhe për trafik klandestinësh.

Në Korçë u pezulluan nga detyra 6 efektivë policie si dhe shefi i komisariatit, pasi favorizonin trafikun e klandestinëve.

Masat e Gjykatës për policët e komisariatit nr.1
- Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

- Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Masat për policët e Korçës
Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;

1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.

3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.

4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco