Pezullohen nga detyra 6 policë të Korçës, mes tyre edhe shefi i Komisariatit

Pezullohen nga detyra 6 policë të Korçës, mes tyre edhe shefi i Komisariatit

22:33, 20/10/2021
A+ Aa A-

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korccës, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli.

Mësohet se 4 të tjerët janë punonjës të qarkullimit. Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale "ushtrim i ndikimit të paligjshëm" për shefat, ndërsa "shpërdorim detyre" për punonjësit e tjerë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.

Inicialet e punonjësve të tjerë të qarkullimit janë : P.F , G.H, Ç.K, K.K. Hetimi bëhej për çështje të klandestinëve, dhe efektivët e Korccës ranë në përgjim duke rezultuar me rastet e sipërpërmendura.

Arsyet e pezullimit:

Rasti 1 : Një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje, dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin e-albania. Drejtuesi i mjetit kërkon të sqarojë situatën tek Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.

Rasti 2 : Një drejtues mjeti i konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim, ka marrë një masë administrative por mbetet e paqartë situata se për se është ngritur akuzë për këtë ngjarje.

NJOFTIMI I GJYKATËS:
Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;
1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco