VIDEO/ Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës nxirret nga 'Range Rover' dhe tërhiqet zvarrë

VIDEO/ Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës nxirret nga 'Range Rover' dhe tërhiqet zvarrë

21:49, 20/10/2021
A+ Aa A-

Publikohen pamjet e rënda nga momenti kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz. 

Prenga nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Video është publikuar nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin e saj ‘Në shënjestër’. 

Pamjet janë shkëputur nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, në pronësi të Hajrave, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë.

Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit.

Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur. Ndërsa të pandehurit nuk e tregojnë vendndodhje e kufomës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco