Kapen dy shqiptarë me kokainë dhe armë në Itali

Kapen dy shqiptarë me kokainë dhe armë në Itali

19:55, 20/10/2021
A+ Aa A-

Dy shqiptarë të moshës 35 dhe 28 vjeç janë arrestuar nga policia italiane në Padova për drogë.

Gjithçka nisi nga vëzhgimi i agjentëve për njërin prej tyre, i cili ishte me precedent penal në fushën e trafikut të drogës.

Makina me të cilën ata po lëviznin ishin në monitorim, por sapo konstatuan agjentët u larguan me shpejtësi.

Policia i ndoqi dhe i kapi. Nga kontrolli brenda makinës u zbulua 500 gr marijuanë e mbështjellë, ndërkohë në shtëpi u zbuluan 5.5 kg kokainë e ndarë në tre pako dhe 15 kg kanabis, një pistoletë dhe fishekë.

Dy të rinjtë e arrestuar u dërguan në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco