‘Vdekja e rusëve’, hetimet kthehen në pikën zero/ Mostrat e ujit dhe të klorit u morë jo sipas ligjit...

‘Vdekja e rusëve’, hetimet kthehen në pikën zero/ Mostrat e ujit dhe të klorit u morë jo sipas ligjit...

18:11, 20/10/2021
A+ Aa A-

Pesë ditë nga vdekja e mistershme e katër turistëve rus, institucionet shqiptare jo vetëm s'kanë mundur të gjejnë shkakun e vdekjes apo vrasjes siç prokuroria ka nisur hetimet, por kanë filluar përplasjet mes tyre.

Në një komunikm për mediat, shefi departamentit të ujit dhe mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati deklaroi se ISHP ka kthyer pas provat materiale të marra në ujin e pishinës dimërore dhe klorin e përdorur në të.

Luzati sqaroi se provat e marra nga oficerët e policisë gjyqësore nuk ishin në formën e kërkuar nga ligji. Sipas tij, tashmë mostra e ujit dhe klorit janë marrë ditën e sotme nga përfaqësues të ISHP-së.

Këto prova të marra sot, me 5 ditë vonesë, hedhin ende dyshime se kjo vrasje e pretenduar nga Prokuroria e Kavajës është bërë në një formë perfekte duke humbur çdo gjurmë.

Ndërkohë Prokuroria e Kavajës e kontaktuar nga media, tha se trupat e katër viktimave do të qëndrojë në morg deri sa të ketë një përgjigje nga mjekësia ligjore për shkakun e vdekjes.

Kur kanë kaluar një javë nga ngjarja tragjike dhe gjetja e pajetë e pjesëtarëve të familjes Burenkov dhe dhëndrit të tyre, hetimet janë ende në pikën 0.

Pasi provat si uji apo klori do të mund të nxjerrin nëse ka apo jo lëndë helmuese në to dhe në çfarë gjendje apo përqindje mund të ketë qenë një lëndë helmuese mbrëmjen e 15 tetorit ku familja ruse u akomodua në zonën e relaksit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco