Grabitja në Sarandë/ Noterin e lidhën në karrige, hajdutët erdhën nga ...

Grabitja në Sarandë/ Noterin e lidhën në karrige, hajdutët erdhën nga ...

12:33, 20/10/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja mësohen nga grabitja që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në banesën e një noteri në Sarandë. Mësohet se familja Kaçi banojnë në kat të shtatë, ndërsa grabitësit po i prisnin në kat të tetë në mëngjes.

Thoma Kaçi ishte duke dalë me gruan dhe djalin në mëngjes kur dëgjoi derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur me kallashnikov.

Ata i kanë detyruar që të futen brenda, i kanë lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i mbanin paratë.

Kryefamiljari është detyruar të pranojë dhe ma pas grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar.

Thoma Kaçi më pas ka telefonuar policinë dhe ishin efektivët ata që më pas i zgjidhën nga karriget. Familja dhe detektivët vijojnë të ndodhen në banesë. Grabitësit i kanë vjedhur familjes Kaçi 20 milionë lekë të vjetra. 

Policia e Sarandës/ Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco