Itali/ Aksident në punë, plagoset rëndë punëtori shqiptar

Itali/ Aksident në punë, plagoset rëndë punëtori shqiptar

12:24, 20/10/2021
A+ Aa A-

Një punëtor shqiptar është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin "Le Scotte" të Sienës, Itali, pas dëmtimeve të marra nga një incident në punë, dje pasdite, në një kantier ndërtimi.

A.C., 47 vjeç, rezident në Foligno, ishte duke punuar kur pësoi një goditje të fortë në kokë. Dinamika e ngjarjeve mbetet ende për t’u zbardhur me saktësi.

Gjendja e shqiptarit u pa menjëherë që ishte serioze dhe kolegët e punës thirrën menjëherë urgjencën që e çoi në spitalin e Orbetellos, prej nga u transferua në Siena.

Punëtori është shtruar në repartin e reanimacionit dhe mjekët janë ende të rezervuar për gjendjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco