FOTO/ Vdes i ‘forti’ i Lazaratit, Gate Mahmutaj

FOTO/ Vdes i ‘forti’ i Lazaratit, Gate Mahmutaj

11:57, 20/10/2021
A+ Aa A-

I ndodhur në burg që prej vitit 2014, kur u arrestua gjatë operacionit policor në Lazarat, sot mësohet se ka humbur jetën Gate Mahmutaj, 53 vjeç.

Mahmutaj njihej si një nga personazhet e ‘forta’ të Lazaratit.

Burimet thanë se, Mahmutaj ka ndërruar jetë në një spital privat.

Mësohet se prej 1 jave ai ishte liruar me kusht. Në datën 14 tetor kishte lënë ambientet e qelisë, por nuk ka mundur ta shijojë lirinë.

Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ndodhej prej disa vitesh në burg pas arrestimit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat.

Image

Razip ( Gate) Mahmutaj, datëlindja 1968, lindur dhe banues në Lazarat të Gjirokastrës, është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datën 17. 05. 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit.

Ky person ka qëlluar më armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë të cilët patrullonin aksin e sipër përmendur. Për këtë prokuroria ka kërkuar 28 vite burg, gjykata ka vendosur 23 vite e ndërsa ka bërë vetëm 1 muaj burg.

Në 20 gusht të vitit 2004 Razip Mahmutaj hap breshëri mitorlozi ndaj helikopterit të Interforcës Italiane që monitoronte me pajisje të specializuara, filmime dhe fotografime apo skanime të territorit të Lazaratit për drogë.

Breshëritë e një mitralozi për pak se nuk e rrëzuan helikopterin me ekuipazh italian dhe specialistë shqiptarë të Antidrogës. Mjeti fluturues u shpua në tre vende, po për fat të mirë pa të lënduar. Kurse nga të shtënat e vetë banorëve u plagos në këmbë edhe një grua e fshatit prej plumbi qorr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco