Gjendet arsenal municionesh në një stan në Lushnje, në kërkim 44-vjeçari

Gjendet arsenal municionesh në një stan në Lushnje, në kërkim 44-vjeçari

11:15, 20/10/2021
A+ Aa A-

Policia në Lushnje ka vënë në pranga një 43-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për posedim të municionit luftarak dhe armëve të ftohta. Njoftohet se në flagrancë u arrestua N. P., 43 vjeç, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një shufër metalike me hapje-mbyllje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Po nga këto struktura u shpall në kërkim M. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen “Savër”, Lushnjë, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

Gjithashtu, në këtë objekt janë gjetur dhe sekuestruar 42 thasë me fara luledielli, të cilat dyshohen se i ka vjedhur më datën 11.10.2021, në fshatin Gramsh, Lushnjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco