Vdekja misterioze e rusëve/ Në hetime përfshihet edhe anti-terrori

Vdekja misterioze e rusëve/ Në hetime përfshihet edhe anti-terrori

09:27, 20/10/2021
A+ Aa A-

Janë shtuar misteret dhe pistat për një vrasje të sofistikuar për ngjarjen e bujshme të ndodhur pak ditë më par në një hotel në Qeret ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Në hetim mësohet se është përfshirë edhe anti-terrori dhe kjo shton dyshimet se kemi të bëjmë me një eliminim të planifikuar, i cili mund të ketë nisur që më herët.

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin “Opinion” se në të njëjtin hotel ku humbën jetën 4 turistët rusë, para disa muajsh është gjetur i vdekur dhe një shtetas polak rreth 55-vjeç.

Koka tha se shtetasi polak është gjetur i paje pikërisht në të njëjtin SPA ku humbën jetën edhe shtetasit rusë. Gazetari tha se në raportin mjeko-ligjor është shënuar se turisti humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.

“Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen dhe një shtetas polak 55-vjeçar, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është vendosur arrest kardiak, fillimisht u dyshua se kishte përdorur lëndë narkotike, por raporti mjeko-ligjor pa përcaktuar arrestin kardiak si shkak i vdekjes. Këtë e kam të konfirmuar nga Policia e Kavajës dhe Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur për mos fillim të çështjes. Emrin nuk arrita ta marr”, tha Koka.

Ndërkohë në një studio tjetër televizve ku po trajtohej e njëjta ngjarje, profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, shprehet se njëra prej pistave të mundshme mund të jetë edhe vrasje për shkak të “background”-it të ish-gjeneralit, ndërsa më tej shton se vendi nga ata vinin, Rusia, është kampion për laboratorët e gjeneratës së pestë të vektorëve, ku kryhen studime dhe eksperimentime që janë të ndaluara me konventë.

“Është vënë re gjatë këtyre viteve që vdekjet e shtetasve rusë në territore të tjera kanë qenë luftëra dhe konflikte, që ndër vite janë persekutuar dhe vrarë. Sa herë bëhet fjalë për rusë, ne kemi një vigjilencë më të lartë. Rusia është kampion i laboratorëve për gjeneratën e pestë të vektorëve, që studiohen dhe eksperimentohen, por janë të ndaluar me konventë. Shpikjet e tyre janë gjeniale. Shkencës i janë dashur disa vite për të zbuluar disa prej vrasjeve më gjeniale. Fakti që ka pasur prani të forcave të Antiterrorit, më bën të dyshoj se është duke u ndjekur nga ana e këtyre institucioneve. Pista është vrasje për shkak të ‘background’-it që ka pasur njëri prej personave, s’mund të them që është shtetërore. Në rast se laboratorët tanë nuk do të rrinë të gjejnë spektrin e shkakut, nuk e bën as gazi, as alkooli, mund ta bëj te personat në moshë madhore, por jo njësoj te të katërt. Mund të jenë përdorur vektorë të padetektueshëm! Duhet që të dihet edhe pse ishin këta persona në Ohër. Këto vektorë kanë vdekje të ngadalshme. Ngjarja mund të ketë ndodhur diku tjetër, ose në Librazhd ose diku tjetër. Duhet parë kampioni i ushqimit që kanë konsumuar në Ohër. Disa prej këtyre vektorëve që janë shumë të frikshëm, po të ketë qenë profil aq i lartë dhe të krahasojmë me ngjarjet e tjera të ndodhura, ku një person me profil të përafërt me këtë që u vra, mund të dalim te përdorimi i disa preparateve që me laboratorin tonë nuk mund të identifikohen. Nuk është nevoja as t’i pish as t’i konsumosh, ai bën një veprim me lëkurën dhe nuk shkakton vdekjen e menjëhershme”, deklaroi Karamuça për ‘Open’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco