Shtatë arrestime në Fier, shpallet në kërkim çobani me arsenal armësh/ EMRAT

Shtatë arrestime në Fier, shpallet në kërkim çobani me arsenal armësh/ EMRAT

09:09, 20/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar shtatë persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

Florian Verlaci pasi shpërndante canabis në doza; Arsid Hametaj për mashtrim; Niti Paço për mbajtje pa leje të armëve të ftohta; Lirim Durdaj për dhunë në familje; Geraldo Selfo për mbajtje pa leje të armëve të ftohta; Elinor Troka dhe Arben Duraj për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe u shpall në kërkim Marjan Hema, njoftoi gazetari i SYRI TV, Xhemil Beharaj. Gjatë arrestimeve, u sekuestruan armë dhe municion luftarak

Kësisoj, u arrestua Florian Verlaci, 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Ardis Ahmetaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi ka mashtruar shtetasen A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.

Policia e Lushnjës arrestoi Niti Paçon, 43 vjeç, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin që drejtonte, iu gjet një armë e ftohtë, shufër metalike me hapje-mbyllje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Policia po ashtu shpalli në kërkim Marjan Hema, 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen "Savër", Lushnjë, u gjet 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

U gjetën edhe 42 thasë me fara luledielli, të cilat dyshohen se i ka vjedhur më datën 11 tetor 2021, në fshatin Gramsh, Lushnjë.

Nga Policia e Fierit u arrestua Lirim Durdaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen "Konferenca e Pezës" ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses dhe vajzës së saj të mitur.

Po nga këto struktura u arrestua shtetasi Geraldo Selfo, 19 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Volksëagen" shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop metalik me hapje(Madalen) në cilësinë e armës së ftohtë.

Pranga iu vunë dhe dikuj që theu masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur: Elinor Troka, 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

I fundit I arrestuar Arben Duraj, 31 vjeç, banues në Peshtan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip "BMË" në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco