EMRAT/ Operacion anti-drogë në Lezhë me urdhër të SPAK, disa të arrestuar

EMRAT/ Operacion anti-drogë në Lezhë me urdhër të SPAK, disa të arrestuar

08:48, 20/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka zhvilluar një operacion anti-drogë me urdhër të SPAK, i pari operacion që pas vrasjes së oficerit Saimir Hoxha.

Mësohet se nga operacioni janë shoqëruar 7 persona dhe arrestuar Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj. Ata akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së oficerit që së bashku me dy kolegë kishin asgjësuar një parcelë kanabisi në Kune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco