Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

20:11, 19/10/2021
A+ Aa A-

Tjetër tërmet në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar lëkundje sizmike me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër Gjirokastër.

Thellësia e tërmetit ka qenë 14 km.

Ka qenë ora 20:00 kur është regjistruar lëkundja sizmike. Intensiteti i tërmetit ka qenë i vogël dhe nuk raportohet për dëme materiale. 

Image

Ky është tërmeti i dytë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco