VIDEO-SYRI TV/ Misteret e vdekjes së 4 rusëve, e njohura e ushtarakut: Ata nuk janë helmuar vetë

VIDEO-SYRI TV/ Misteret e vdekjes së 4 rusëve, e njohura e ushtarakut: Ata nuk janë helmuar vetë

16:47, 19/10/2021
A+ Aa A-

Shtohet misteri vdekjes së 4 shtetasve rus në resortin Gloria ne Qerret. Ende nuk ka një rezultat nga ekspertiza mjeko-ligjore, por paraprakisht mësohet tek asfiksia. Autoritetet ruse kërkojnë detaje nga hetimet, ndërsa janë shtuar dyshimet edhe për vrasje agjenturore. Flet e njohura e ushtarakut rus.

Nga SYRI TV

Vdekja e katër turistëve rus në resortin ‘Gloria’ në Qerret është e mbuluar me shumë pikëpyetje dhe me mistere. Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në një ambient relaksi pranë një pishine në resort.

Ende nuk ka një rezultat konkret nga Mjekësia Ligjore e cila po kryen procedurat për këtë çështje, por nga ekspertiza mjeko-ligjore, paraprakisht mësohet se katër turistët rus kanë vdekur nga asfiksia. Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj.

Por nga ana tjetër prokuroria e Kavajës e ka regjistruar procedimin penal si vrasje, për ti dhënë më shume hapësirë prokurorisë që të hetojë në një gamë më të gjerë. Ndërkohë në mediat ruse kanë dalë detaje të reja lidhur me jetën e mëparshme që kishin familja Burenkova.

Ekaterina vajza e familjes punonte si menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, kurse i fejuari i saj Nikita Belousov punonte në administratë publike. Sipas asaj që raportohet në mediat ruse, familja ishte e pasur, ndërsa tashmë i gjallë ka mbetur vetëm djali i tyre Aleksandri, i cili është përfaqësues i një kompanie medicinale.

Raportohet se Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë (TFR), Alexander Bastrykin, është duke pritur për informacion të detajuar në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë, njoftoi të hënën faqja e internetit e agjencisë, teksa janë shtuar edhe dyshimet se mund të jetë edhe nje vrasje agjenturore, por kjo mbetet ne kuadër të pistave dhe hipotezae të hetimit. Por sot ka thyer heshtjen për këtë ngjarje mikesha e familjes.

Anastasia tha se ende e pyet veten se si ka mundësi që ju shuan të gjithë miqtë në një dhomë. Ajo tregon se punonte me 60-vjeçarin Burenkov i cili ka qenë ushtarak. Sipas Anastasias, asnjë nga anëtarët e familjes Burenkov nuk konsumonte alkool apo lëndë narkotike.

‘Sergei ishte një person shumë i mirë, ai nuk i ka bërë asgjë të keqe askujt. Ne kemi punuar së bashku me të. Ajo që ndodhi ishte një tronditje për ne! Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Jam e sigurt se ata nuk mund të jetë mbytur papritmas të gjithë së bashku ose të helmojnë veten në një çast. Dikush do të lëvizte ose do të binte, por ata ishin ulur në vendet e tyre. Nuk ka gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do të dalin në media. Dhe ata që shkruajnë lloj -lloj marrëzish, i uroj që të mos e ndiejnë dhimbjen që na pushtoi ne për këtë humbje,’- ka thënë ajo.

Ndërkohë pista kryesore është ajo e asfiksisë si pasojë e çlirimit në atmosferë të klorit që është përdorur për pastrimin e pishinës ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë. Hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, çka ka sjellë edhe mbingarkesën e ajrit duke shkaktuar asfiksinë e turistëve.

Po kështu po verifikohet nëse mund të ketë pasur rrjedhje gazi në ambientin ku ata qëndronin. Do të jetë përgjigja e analizave të kampionëve të ujit për të parë nivelin e klorit si dhe përgjigja e autopsisë që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Himi19/10/2021 17:33

Agjenture ne golem.... Me shume mundesi ne vend te klorit ne saune eshte hedhur helm gabimisht, pune fshataresh qe punojne ne hotel, dhe gazrat mga temperatura jane kthyer ne mbytes...

Shto koment

Denonco