Vrasja e anëtarit të ‘Bandës së Lushnjës’, policia përpilon listën më të dyshuarit

Vrasja e anëtarit të ‘Bandës së Lushnjës’, policia përpilon listën më të dyshuarit

13:18, 19/10/2021
A+ Aa A-

Tri ditë pas gjetjes së trupit të Alban Semakut në breg të Lumit Shkumbin, burime bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes.

Policia e Elbasanit ka pasur bashkëpunim të pjesshëm me atë të Lushnjes pasi ka peshën më të madhe në hetim. Procesverbali i ngjarjes ndodhet në duart e tyre duke qenë se konstatimi i trupit të 38-vjeçarit është bërë në zonën e mbuluar prej saj, në afërsi të Peqinit.

Burime konfirmojnë për Ora News se hetimet kryesisht janë shtrirë në pistën e të shkuarës së viktimës dhe që mund të ketë të bëjë me larje hesapesh.

Policia ka disa emra të skeduar për të cilët dyshon se mund të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa ka vijuar marrja në pyetje të tyre apo edhe të familjarëve dhe të njohurve të Semakut.

 Shumë shpejt bëjnë me dije burimet do të ketë një pasqyrim të plotë të ngjarjes referuar hetimeve të kryera deri tani, por grupi i hetimit është tepër i rezervuar për të pranuar nëse ka persona të identifikuar për të cilët ka prova se mund të jenë përfshirë në vrasje.

Ndërkohë të gjitha veprimet duke nisur nga momenti i konstatimit të ngjarjes, deri më tani, nuk janë marrë të plota në dorëzim nga Prokurorinë e Elbasanit, pasi ende policia po bën veprime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco