Shkatërrohet një rrjet prostitucioni, në pranga italianë e shqiptarë

Shkatërrohet një rrjet prostitucioni, në pranga italianë e shqiptarë

13:16, 19/10/2021
A+ Aa A-

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet tjetër prostitucioni, këtë herë në Bologna.

Mes të shfrytëzuarave janë edhe disa vajza shqiptare.

Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet, vendet ku ushtrohej prostitucioni ishin rruga Emilia, Anzola, Valsamoggia, në zonën qendrore të kryeqendrës romanjole.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar 11 masa sigurie për tentativë sekuestrimi, shfrytëzim dhe favorizim të prostitucionit, dhunë seksuale dhe përndjekje.

Midis të përfshirëve ka italianë e shqiptarë që favorizonin prostitucionin dhe takimet në tre apartamente, tashmë nën sekuestro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco