Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

EMRI/ I bëri atentat Rexhep Ubës, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

EMRI/ I bëri atentat Rexhep Ubës, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

19:56, 18/10/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar 23-vjeçar, i akuzuar se i ka bërë atentat 48-vjeçarit Rexhep Uba në Itali, ka rënë në prangat e policisë italiane.

La Stampa raporton se bëhet fjalë për 23-vjeçarin Olgert Leka. Ai akuzohet për tentativë vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi në Torino më 5 tetor.

Uba u qëllua me dy plumba pistolete në gjoks dhe shpinë. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por tani është jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë, dyshet se krimi ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Rexhep Uba ka deklaruar se bëhet fjalë për një sherr të rastësishëm në rrugë. Edhe 23-vjeçari tha se ka qëlluar pasi dyshohet se Uba ishte i armatosur.

Por policia ka dyshime mbi këto deklarata, pasi Uba është arrestuar në të shkuar për trafikimin e lëndëve narkotike në sasi të mëdha. Në vitin 2001, emri i tij del në një operacion për ndalimin e dy ton kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco