Vdekja e rusëve/ Kolegia e Sergey: Si ka mundësi që ishin në ato pozicione?

Vdekja e rusëve/ Kolegia e Sergey: Si ka mundësi që ishin në ato pozicione?

19:43, 18/10/2021
A+ Aa A-

Prokuroria në Shqipëri ka nisur hetim për vdekjen e 4 turistëve rusë. Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të “asfiksuar” në sauna në një hotel në Kavajë.

Prokuroria po heton për vrasje, ndërsa ngjarja është e mbuluar me mister.

Gazeta ruse Kuryer Sreda raporton se një punonjës i hotelit ka deklaruar se pasi kishin mbërritur aty, ata kishin kërkuar të shkonin në sauna. Po ashtu kishin kërkuar verë dhe fruta. Por kur mbërriti porosia, askush nuk po e hapte derën e saunës. Një orë më vonë, punonjësi e hapi derën dhe i gjeti trupat e pajetë. Uji i pishinës është dërguar për ekzaminim, pasi dyshohet se kishte shumë klor.

Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj.

Një kolege e Sergey, Anastasia, ka folur për gazetën ruse.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne,” tha ajo.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco