9 humbje jete nga koronavirusi dhe 217 raste të reja në 24 orët e fundit

9 humbje jete nga koronavirusi dhe 217 raste të reja në 24 orët e fundit

18:19, 18/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton shifrat e 24 orëve nga situata pandemike COVID-19 në vendin tonë. 

Nga 2522 testime të kryera, kanë rezultuar të prekur me koronavirus 217 qytetarë. 

Shqetësuese mbeten shifrat e vdekjeve. Sot kanë ndërruar jetë në spitalet COVID, 9 qytetarë (10 ishte numri i viktimave një ditë më parë). 

202 është numri i të shëruarve në 24 orët e fundit, ndërkohë që në spitalet COVID janë të shtruar 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Përditësimi

Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki: 

143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has. 

Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.

Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (18 Tetor 2021) 

Raste të reja ditore        217
Të shëruar në 24 orë      202
Të shtruar në spitale       153
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2522 

Testime totale              1,261,888
Raste pozitive                178,188
Raste të shëruara            169,085
Raste Aktive                     6,274
Humbje jete                      2,829 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3078
Durrës            710
Fier                 698
Shkodër         486
Elbasan          231
Berat              194
Gjirokastër      191
Lezhë             188
Kukës             159
Korçë              143
Vlorë               114
Dibër               82

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco