Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

U vra kur po shkonte në punë, detaje mbi vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar

U vra kur po shkonte në punë, detaje mbi vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar

18:07, 18/10/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm u vra G.B., 41-vjeçar, në fshatin Batllavë të Podujevës, rrugës duke shkuar në punë. I dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje është kushëriri i viktimës, B.B., 47-vjeçar, tashmë i arrestuar. Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot aty ku ka ndodhur krimi dhe në fshatin e tyre në Gërdoc të Podujevës. Nga atje sjell detaje për vrasjen.

Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme. Vrasjes i ka paraprirë edhe një mosmarrëveshje e ndodhur dje mes tyre, ku sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë më armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës. Por, dje i dyshuari ishte arratisur.

Shtëpia e viktimës dhe dorasit ndodhen shumë afër njëra-tjetrës. Në mes kanë vetëm një mur ndarës, ndërsa Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë e tyre. Për tragjedinë e ndodhur sot folën fqinjët.

Gjatë qëndrimit të ekipit të Gazetës Express në Gërdoc, Policia e Kosovës e tërhoqi kamionetën me të cilën dyshohet se fillimisht u shkel 41-vjeçari, e më pas u vra. Bashkë me kamionetën u tërhoq edhe biçikleta me të cilën viktima po udhëtonte për të shkuar në punë.

Fqinjët thanë se kushërinjtë kanë pasur probleme të vazhdueshme dhe të ndryshme mes vete, përfshirë ato pronësore. Ndërsa, 41-vjeçari dyshohet se fillimisht u shkel me kamionetë nga kushëriri i tij, e më pas u vra me armë zjarri.

Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e djeshme, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por i njëjti nuk ishte arrestuar pasi ndodhej në arrati.

Rasti në polici ishte hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”.

“Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

Express duke u thirrur në burime të veta raportoi sot se dyshimet fillestare për vrasjen e 41-vjeçarit lidhen me probleme pronësore. Pas tragjedisë, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion, ndërsa 47-vjeçari i dyshuar u dërgua në mbajtje, gjithashtu u sekuestrua edhe arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në këtë rast.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim të sqarimin të rrethanave të ketij rasti.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco