VIDEO/ 1 i vdekur nga zjarri në një banesë në Korçë

VIDEO/ 1 i vdekur nga zjarri në një banesë në Korçë

17:33, 18/10/2021
A+ Aa A-

Një person është gjetur i vdekur pas një zjarri të rënë në një banesë në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një banesë në lagjen nr. 12 të qytetit juglindor, në zonën e quajtur Çezma e Amzës. 

Syri Tv dhe Syri.net mëson se viktimë e zjarrit ka mbetur 60-vjeçari, Vasil Piro Dolani. Në banesë ndodheshin edhe tre persona të tjerë të cilët kanë arritur të shpëtojnë. 

Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.  

Familja Dolani jetonte në kushte të vështira ekonomike. 

Jashtë kamerave të Syri Tv, finjët kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për të ndihmuar financiarisht të mbijetuarit e kësaj tragjedie.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D. 

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco