Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

EMRAT/ ‘5 milion lekë në makinë për të blerë vota në 25 prill’, dosja në gjykatë për të ndaluarit në Maqellarë

EMRAT/ ‘5 milion lekë në makinë për të blerë vota në 25 prill’, dosja në gjykatë për të ndaluarit në Maqellarë

16:29, 18/10/2021
A+ Aa A-

Pas më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake në ngarkim të dy të pandehurve, zyrtarë të bashkisënga Dibra dhe ka kërkuar dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të tyre.

Të pandehurit Denis Xholi dhe Abjon Ceku, me banim në Dibër, u arrestuan përpara zgjedhjeve të 25 prillit në dyshimin e korrupsionit në zgjedhje, nga sipmatizantët e PD.

Xholi dhe Çeku u arrestuan në 23 prill në Dibër me një sasi lekësh në makinë. 

Nga pamjet e publikuara në media, ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër.

Denis Xholi dhe Albjon Çeku u ndaluan me 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral. 

Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi dyshohet se paratë do t’i përdornin për të blerë vota. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco