'Durrësi, fushëbeteja e re e bandave: Po vijnë eksponentë nga jashtë, shumë të njohur në botën e krimit'

'Durrësi, fushëbeteja e re e bandave: Po vijnë eksponentë nga jashtë, shumë të njohur në botën e krimit'

13:58, 18/10/2021
A+ Aa A-

Qyteti port i Durrësit pritet të jetë fushëbeteja e re midis bandave kriminale pasi kohët e fundit kanë filluar të vijnë disa eksponentë nga jashtë, të njohur shumë në botën e krimit dhe aspak të njohur për publikun.

Këtë paralajmërim të zymtë e ka bërë sot, gazetarja e kronikës Glidona Daci, në emisionin “Kafe Shqeto” e ftuar nga drejtuesit Dori Daka dhe Flavio Qarri. Glidona Daci shpjegoi risitë që po vërehen së fundi në aktivitetin e përgjakshëm midis bandave kriminale të Shqipërisë nisur nga vrasja brutale së fundi e një “ushtari” të dikurshëm të Aldo Bares në Lushnjë deri tek një një krijesë e re që po ngre kokë në Durrës.

Krahas Dacit, e ftuar në studio ishte edhe redaktorja e Syri Tv, Aulona Kadillari, e pyetur në një këndvështrim tjetër.

Flavio: Aulona, si është situata midis bandave? A janë ato në një moment lufte apo është një biznes si zakonisht?!

Aulona Kadillari: A vazhdojnë të jenë bandat ekzistente? Bandat po, padyshim që po. Bandat janë goditur në 2006-ën. Qeveria Berisha ka ardhur në 2005-ën me thënien “me duart të pastra” dhe një nga gjërat më të mira që ka bërë dikur Policia e Shtetit ka qenë goditja e bandave e bandës së Lushnjës, arrestimi i Aldo Bares; i bandës së Durrësit e me radhë. Më pas arrestimi i atyre që cilësohen si drejtues të bandave duket sikur solli një lloj qetësie midis anëtarëve të bandave. Arrestimi i tyre dhe kryerja e dënimeve që ata kanë marrë sipas gjykatave, ka bërë që të bien në qetësi, por dalja nga burgu dhe lënia e gjerave në mes më pas ka sjellë edhe nisjen e vrasjeve nga persona që ata kanë arrestuar apo persona që më pas i kanë lënë përgjysëm gjërat. Ndërkohë që vijon ende të kemi probleme me larjet e hesapeve. Nuk janë më si më përpara, që mund të jenë më të sofistikuara...Kemi gjëra në këto moment siç ishte vrasja e djeshme vrasje që më pas sjellin edhe një shqetësim social.

Glidona Daci: Unë do të doja të ndalesha në dy mite të tjera të tjera, specifikisht te Lushnja. Edhe pse është goditur banda e Aldo Bares apo eliminimi i rivalëve të tij, disa prej tyre vazhdojnë të jenë jashtë, po në fakt ka ndryshuar specifikimi në Lushnjë.

Çunat e personave të vrarë nga banda e Aldo Bares apo të afër të tyre tashmë janë rritur, fëmijë që janë rritur mbi hakmarrje, fëmijë që kanë mësuar nga familja e tyre se i ati është vrarë nga Aldo Bare, është vrarë nga bandat dhe faktikisht ne kemi sot një person të paktën në Lushnjë që është i njohur botërisht si vrasës me pagesë: është Leart Haxhia. Kanë dështuar një sërë operacionesh për kapjen e tij.

Learti vjen nga një familje ku i ati është vrarë pikërisht nga banda e Aldo Bares dhe pikërisht për këtë arsye sot, sipas informacioneve që disponon Policia dhe autoritetet dyshohet se Haxhia është futur si pjesë e bandave kriminale dhe ka vepruar si vrasës me pagesë, për hakmarrje.  Në Lushnjë ka këtë lloj specifike ndryshe nga qytetet e tjera, duke nisur nga Shkodra që ka dy banda tradicionale, që njihen botërisht por kanë filluar edhe grupimet e vogla; nga Durrësi që vazhdon të ketë problematik, dy rivalët e përbetuar por kohët e fundit në fakt duhet theksuar se kanë filluar të vijnë disa eksponentë nga jashtë, të njohur shumë në botën e krimit - por aspak të njohur për publikun. Dhe kjo në një farë mënyre…Tashmë pritet që Durrësi të kthehet në një fushë beteje duke qenë se personat që dikur ishin drejtues të qytetit të Durrësit kontrollonin gjithçka në qytet, kontrollonin trafikun e drogës, kishin kontrollin e Portit…

Tani, për shembull, Lulzim Berisha vazhdon të jetë në arrati për dy ngjarjet e 2005-ës. Plarent Dervishi është në Dubai dhe nuk është në Shqipëri. U godit krahu i tyre i djathtë, vrasja e Edmond Çekiçit i dëmtoi jashtëzakonisht shumë dhe tani Durrësi do të fillojë të paktën me aq sa shikojmë, të jetë një fushë beteje mes bandave të reja që pritet të dalin.

Nuk është vetëm Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Është Lezha, është Fieri. Elbasani është kryesori i fushëbetejave dhe larjeve të hesapeve por ka një specifikë. Në Elbasan kohët e fundit nuk po kryhen vrasje midis grupeve tradicionale me njera- tjetrën, po përdorin grupe nga qytete të tjera që kanë vrasësit e tyre me pagesë dhe i paguajnë që të kryejnë ekzekutime të personave dhe të rivaleve të tyre.

Dori: Ndërkohë që lufta mes bandave, hakmarrjet e ndërsjellta, hakmarrjet e vjetra apo te reja duket sikur e kanë anashkaluar punën e Policisë, duket sikur Policia ka hapur krahun dhe po i lë bandat të merren me njëra - tjetrën dhe të eliminojnë njëra- tjetrën. Por Policia ka detyrë që të evidentojë dhe të kapë autorët e krimeve... Pyetja ime është se cili është roli i Policisë në gjithë këtë zhvillim shumë intensiv të luftës midis bandave dhe deri tani? Dhe, cili ka qenë rasti më flagrant, rasti më i rëndë i kësaj beteje midis bandave, viktima apo rasti që do ta veçoje deri më tani gjatë vitit 2021?

Ndiqni përgjigjen e plotë në vijim./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco