Në ankth për shkak të banesave të dëmtuara, ja si e përjetuan banorët e Lezhës tërmetin e mbrëmjes së djeshme

Në ankth për shkak të banesave të dëmtuara, ja si e përjetuan banorët e Lezhës tërmetin e mbrëmjes së djeshme

12:57, 18/10/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme vendi ynë u godit nga një tërmet 4.5 i shkallës Rihter me epiqendër në qytetin e Lezhës.

Për të folur se si e përjetuar banorët e Lezhës këtë tërmet ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ gazetari Martin Marku.

'Nga  tërmeti i mbrëmjes së kaluar  shumë banorë të qytetit të Lezhës e kanë kaluar natën zgjuar. Për shkak të lëkundjeve të tërmetit por edhe të apartamenteve në pallatet shumë të larta ku dhe cilësia le shumë për të deshiruar.  Kjo duke ju referuar dhe dëmeve që la tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 tek këto pallate' është shprehur gazetarit Marku.

' I kanë respektuar ndërtuesit në Lezhë le të themi rregullat jo vetëm sigurimi teknik por dhe ato sizmiologjike të cilat e shmangin një tragjedi në rastin e lëkundjeve më të forta të tokës' ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja e emisionit.

Në të dhënat që unë kam nuk janë respektuar me përpikmëri nëse mund ta themi kështu për shkak të situatave që pronarët dhe firmat e ndërtimit kanë pasur .

Situata është metaforë për korrupsionin besoj Martin? ishte pyetja e drejtuar nga moderatori Flavio Qarri, për gazetarin.

Besoj se po Flavio por duke ju referuar dhe situatës së tërmetit të dy viteve më parë që më së shumti preku dhe Lezhën. Duke ju referuar dëmve të shkaktuara nga ky tërmer u dol në konkluzion se  pronarët e këtyre pallateve nuk i kishin bërë me cilësinë e duhur por edhe nga  ndërhyrjet e herëpashershme që ishin bërë në këto godina.   

 Është e verifikuar që nuk i kanë repsektuar me rigorozitet kushtet teknike të ndërtimit dhe dihet që kush janë por ndërkohë bashkia, qeveria qendrore a kanë ushtruar sanksione, gjoba ndaj tyre? ishte një pyetje tjetër e drejtuar nga Flavio. 

Një pjesë e mirë e tyre kur ishte tërmeti i fortë i 26 nëntorit ka pasur dhe subjekte që instancat lokale i kanë detyruar këta të fundit të ndërmarrin nisma që të ndërhyjnë në këto pallate. Por pas këtyre tërmete ka dal në pah dhe një tjetër problem pasi këto pallate janë ndërtuar në zona që janë të prekshme nga fenomeni i termeteve siç janë zonat Ishulli i Lezhës apo zona të tjera në afërsi të qytetit të Lezhës. Pra këto zona kanë qënë kënëta dhe janë bërë pallate. Kujtojmë këtu dhe zonën e plazhit të Shëngjinit e cila kohët e fundit ka një rritje të ndërtimeve.

Cili është plani i pushtetit qendror apo i Emergjencave Civile për qytetarët për mbrëmjen e djeshme por dhe për ditën e sotme? ishte pyetja e fundit e drejtuar  për gazetarin Marku 

Stafi i emergjencave në prefekturën e Lezhës kanë marrë kontaktet me njesitë adminsitrative për të marë informacione paraprake nëse ka persona të dëmtuar. Fatmirësisht deri në këto momente që po flasim nuk është raportuar dëme në njerëz të paktën kjo është kryesorja por as për dëme materiale dhe në banesat që nuk janë riparuar nga tërmeti i 26 nëntorit i 2019. Ndërkohë dhe gjatë ditës së sotme është njoftuar që do të ketë një monitorim i përgjithshëm në të gjitha zonat ku ka risk të lartë ndaj tërmetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco