Qëlluan me armë zjarri në Vorë, policia arreston dy të rinj nga Shijaku, të përfshirë edhe në një ngjarje tjetër

Qëlluan me armë zjarri në Vorë, policia arreston dy të rinj nga Shijaku, të përfshirë edhe në një ngjarje tjetër

12:42, 18/10/2021
A+ Aa A-

Dy djem të rinj u arrestuan nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë autorët që kanë qëlluar me armë zjarri në ajër mbrëmjen e djeshme në Vorë.

Policia zbuloi gjithashtu se ata janë autorët e dyshuar edhe të të shtënave me armë më datë 3 tetor, kur një person ka kallëzuar se nga të shtënat është dëmtuar automjeti i tij.

Gjatë arrestimit të të rinjve policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi nga Policia:

Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë denoncimit të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy të rinjve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, se në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, po qëllonin me armë zjarri në ajër, kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:

L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tyre që u gjet në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, këta shtetas kanë rezultuar edhe autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2021, ku shtetasi B. V. ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë është dëmtuar automjeti i tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco