Lajmi i fundit

Foltorja i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën

Dalin FOTOT e viktimave/ Media britanike, jehonë vdekjes së 4 rusëve

Dalin FOTOT e viktimave/ Media britanike, jehonë vdekjes së 4 rusëve

12:14, 18/10/2021
A+ Aa A-

Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë vdekjes së 4 turistëve rusë në saunën e një hoteli luksoz në Qerret të Durrësit, ngjarje kjo që ka ende shumë të panjohura.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të “asfiksuar” në sauna.

Ata u shuan disa minuta njëri pas tjetrit pasi ishin kthyer në hotel nga një udhëtim. Një re e madhe misteri ka përfshirë vdekjen e tyre dhe prokuroria e Kavajës e ka regjistruar çështjen penale për vrasje. Ndërkohë që po hetohet dhe nëse turistët kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli apo lëndë narkotike.

Një nga pistat që po hetohet është dhe ajo e asfiksisë nga tymi dhe policia po kryen verifikime nëse sistemi i ventilimit të saunës punonte si duhet.

Sipas dëshmive nga hoteli ata sapo ishte kthyer nga një udhëtim dhe kishin kërkuar ushqim dhe pije. Kamerierët i gjetën të vdekur në ambientet e saunës ndërsa po i çonin porosinë.

“Bërtita disa herë se pijet dhe frutat ishin gati, por asnjë nuk u përgjigj. Për këtë arsye hyra në sauna dhe i pashë të gjithë bashkë. Një person ishte shtrirë në shezlong, dy të tjerë ishin në stolat e saunës ndërsa i fundit po qëndronte pranë pishinës”, tregon një nga kamerierët për mediat shqiptare.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco