Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

VIDEO/ ‘Tre vrasës në ekzekutimin e mikut të Aldos Bares dhe hedhjen e kufomës afër burgut të Peqinit'

VIDEO/ ‘Tre vrasës në ekzekutimin e mikut të Aldos Bares dhe hedhjen e kufomës afër burgut të Peqinit'

12:12, 18/10/2021
A+ Aa A-

Së paku tre persona kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe ekzekutimin në Peqin, të 38-vjeçarit Elton Mermali nga Lushnja,  ish-anëtar i bërthamës së bandës së Aldo Bares në këtë qytet.  

“Dyshohet se mund të kenë qenë afro tre persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Mermalit për shkak të gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes si dhe gjurmëve të automjetit të gjetura nga Policia ditën e djeshme kur bëri ekspertizën,” tha Migen Sejdini, gazetari i SYRI TV në Elbasan, në emisionin “Kafe Shqeto” mëngjesin e sotëm.

Trupi pa jetë i Elton Mermalit me emrin e ndryshuar në Alban Semaku, u gjet dje në mesditë nga një peshkatar, i hedhur në mbeturinat buzë lumit Shkumbin në Peqin, larg shtëpisë së tij, pranë Burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit ku ai kaloi 7 vitet e fundit dhe u lirua disa muaj më parë.

Një mesazh ndoshta ky?!

Nëna e Elton Mermalit nga ana tjetër nuk ka mundur të identifikojë të birin fizikisht, përveçse me anë të një fotografie që iu dha nga Policia dhe përputhja bëri që ajo të përfundonte nga morgu, në spital.

Të tjera detaje rrëqethëse zbulohen nga pyetjet që drejtuesit e emisionit, Dori Daka dhe Flavio Qarri kërkuan të mësonin nga gazetari Sejdini.

Dori: Rasti i fundit, i gjetjes së trupit të 38-vjeçarit të pajetë, a ka të bëjë me larje hesapesh, me hakmarrje midis bandash të ndryshme? Ka hollësira të mëtejshme?

Migen Sejdini: Dje, një peshkatar që ishte duke peshkuar pranë lumit Shkumbin në Peqin ka gjetur një kufomë. Për afro katër orë nuk kishim informacion nëse ishte vrarë apo ishte vetëvrarë dhe cili ishte ai, por Policia arriti ta identifikojë personin. Bëhej fjalë për Elton Mermalin, 38 vjeç, banor në qytetin e Lushnjës.  Në vitin 2011, ky person e kishte ndryshuar emrin në Alban Semaku për shkak të hesapeve të vjetra që ka pasur me drejtësinë dhe bandat e ndryshme të qytetit të Lushnjës.  

Viktima që u gjet rreth orës 12 ishte hedhur në një grumbull mbeturinash pranë lumit, ku dihet se Shkumbini në këtë zonë është mjaft i ndotur dhe përdoret nga banorët si kontenier mbeturinash. Ky person ishte ekzekutuar me një plumb në pjesën e pasme të kokës dhe plumbi ka dalë nga syri i djathtë dhe më pas është transportuar.

Ka qenë në bagazhin e një automjeti të vogël prej ku është hedhur; pra është vrarë në një vend tjetër dhe është hedhur në lumin Shkumbin. Pranë trupit është gjetur një qese e zezë mbeturinash që dyshohet se ata që e kanë rrëmbyer, deri në momentin e ezukutimit, gjatë gjithë itinerarit rrugor, e kanë mbuluar me këtë qese që të mos kishte identifikim të rrugës ku po transportohej e ku më pas u ekzekutua nga këta persona.

Dyshohet se mund të kenë qenë afro tre persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e këtij personi, për shkak të gjurmëve të gjetuira në vendin e ngjarjes dhe gjurmëve të automjetit që janë gjetur nga Policia ditën e djeshme kur Policia bëri ekspertizën.

Identifikmin e kufomës e ka bërë vetë e ëma që ka qenë e pranishme në morgun e qytetit të Elbasanit, ku me anë të një fotoje nga sistemi TIMS ka bërë identifikimin e të birit. Mbas marrjes së lajmit të kobshëm, e ëma u shoqërua për në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Pas spitalit u shoqërua në komisariatin e Elbasanit ku ka dhënë deklarime të mëtejshme e shpjegoi se ditën e shtunë rreth orës 19:30 djali është larguar nga shtëpia duke thënë se “po dal për kafe” e më pas është gjetur të dielën rreth orën 12:00 në brigjet e lumit Shkumbin.

Flavio: Zotëria ka qenë i liruar jo më shumë se prej 6 muajsh dhe trupi i tij është lënë pranë vendit ku ka vuajtur dënimim, që është cilësuar si një mesazh nga autorët . Çfarë dimë për 6-mujorin e fundit të viktimës?

Migen Sejdini: Nëse do t’i referoheshim të kaluarës kriminale të Elton Mermalit, do ta nis me vitin 2006 kur është esktraduar nga Italia për në Lushnje, pas një vendimi të kësaj gjykate për një vrasje që ka ndodhur në qytetin e Lushnjës për larje hesapesh midis bandave, pikërisht të bandës së Aldo Bares. Ky person ka qenë autori i kësaj vrasjeje të ndodhur në vitin 2003 dhe në vitin 2006 është ekstraduar nga Italia për në Lushnjë.

Ndërsa në vitin 2015 është arrestuar në flagrancë sepse në lagjen “Gafurr Muço” ka kanosur me jetë një person me iniciale MT dhe në atë kohë gjatë kontrollit fizik iu gjet një pistoletë Zastava me një krehër me gjashtë fishekë dhe dy doza me lëndë narkotike heroinë, që e mbante për konsum personal.

Në vitin 2015, Gjykata e Rrethit Lushnjë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake , kanosje dhe ka vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në qytetin e Peqinit. Është liruar më 6 muaj 2021.”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni kronikën:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco