Vrasja e anëtarit të bandës së Lushnjës, gazetari: Ekzekutimi mesazh për ata që janë gjallë

Vrasja e anëtarit të bandës së Lushnjës, gazetari: Ekzekutimi mesazh për ata që janë gjallë

12:01, 18/10/2021
A+ Aa A-

Vraja e Alban Semakut, i cili u gjet i hedhur pranë lumit Shkumbin në Peqin ditën e djeshme, përcjell një mesazh. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha.

Në studion e ABC Live, Hoxha theksoi se ekzekutimi i 38-vjeçarit, i cili ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes përcjell mesazh për ata që janë gjallë.

“Rezulton se thjeshtë kufoma është hedhur në Peqin. Duket si një vend që autorët kanë vendosur ta hedhin kufomë. Ata kanë pasur mundësi edhe ta hedhin në rrugë. Është lënë aty edhe për shkak të mesazhit që duan të përçojnë. Duke sjellë deri aty kanë pasur mundësi ta zhduknin fare. Autorët derisa e kanë sjellë deri aty mund ta kishin eliminuar fare dhe do të kishim të bënim me një person të zhdukur. Në Shqipëri ka shumë të zhdukur. Rasti më i fundit është ngjarja e Jan Prengës.

Unë dyshoj shumë se ata e kanë lënë kufomën aty për të çuar një mesazh te të tjerët. Kufoma është goditur me dy predha. Duket se është një ekzekutim me mesazh brenda. Kjo nuk ëhstë vrasja e parë e tillë që ndodh në Lushnje.

Viktima është banor i Lushnjes, aktivitetine tij e ka pasur në Lushnje. Nga Lushnja në Peqin ikën për punë minutash. Nuk ka pasur vështirësi. Ata mund ta kenë ekzekutuar pak më tej apo edhe në Lushnje. Nëpërmjet këtij të vrari është çuar një mesazh atyre që janë gjallë.

Zakonisht autoritetet tona për të justifikuar krimet që ndodhin nxijnë shumë të kaluarën e tyre. Ky i fundit ka të kaluar kriminale. Manuali që ka Kodi Penal për të ngjitur hapat e të qenit eksponent i krimit ky duket  se i ka ndjekur hap pas hapi. Gjeja që intereson sot është a është ky pjesë e një zinxhiri vrasjesh që kanë ndodhur në Lushnje? Po është. ky zinxhir nuk po ndërpritet,” u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco