Lajmi i fundit

Foltorja i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën

Po lëvizte me biçikletë, qëllohet me armë zjarri pas shpine 47 vjeçari në Podujevë

Po lëvizte me biçikletë, qëllohet me armë zjarri pas shpine 47 vjeçari në Podujevë

11:45, 18/10/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gërdovc të Podujevës. Mediat e Kosovës raportojnë se një person është vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ndërkohë, policia ka arrestuar një person të dyshimtë, për vrasjen e ndodhur në këtë fshat.

“Personit të dyshuar B.B, mashkull 47 vjeç i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Më tej është theksuar se viktima në këtë rast është G.B, mashkull 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili u cilësua si Vrasje e rëndë”, tha Ahmeti.

Sipas informacioneve të para dyshohet se viktima ishte duke lëvizur me biçikletë në këtë rajon të Podujevës, por që më pas është goditur prapa shpinës nga një person që ishte në një makinë e cila po qarkullonte në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco