Përgjysmohen urbanët në Tiranë/ Unioni: Qeveria s'na plotësoi kërkesat

Përgjysmohen urbanët në Tiranë/ Unioni: Qeveria s'na plotësoi kërkesat

10:08, 18/10/2021
A+ Aa A-

Unioni i Transportit Publik në shenjë proteste, ka marrë vendim që të përgjysmojë flotën e autobusëve urbanë që operojnë në Tiranë. Krizës financiare që u shkaktoi pandemia e COVID me masat e rrepta dhe kufizimet për pasagjerët, i është shtuar tashmë edhe kriza e karburanteve, rritja e tyre në tregje, që të dyja së bashku po e çojnë sektorin e transportit public drejt falimentimit.

Fakti që deri tani ky Union nuk ka marrë asnjë mbështetje, asnjë përkrahje financiare nga qeveria, ka çuar në këtë vendim drastik që do të rëndojë mbi qytetarët e kryeqytetit.

Njoftimi:

"Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik ju vënë në dijeni se pas një viti e gjysmë nga rihapja e Transportit Publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mosreagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e institucioneve përgjegjëse."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco