Tërmeti në vend, Instituti i Sizmologjisë: Epiqendra afër Lezhës, s’ka dëme

Tërmeti në vend, Instituti i Sizmologjisë: Epiqendra afër Lezhës, s’ka dëme

23:21, 17/10/2021
A+ Aa A-

Instituti i Sizmologjisë, me anë të një lajmërimi për mediat ka dhënë informacione në lidhje me tërmetin e rënë sot në vend.

Ky institut bën me dije se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në veriun e Tiranës, pranë Lezhës. Ndërsa, mësohet se deri tani nuk regjistrohen dëme nga ky tërmet.

Njoftimi i Institutit të Sizmologjisë:

Sot në datën 17/10/2021, ora 22:13 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.5 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 19.9 km.

Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64.

Nuk kemi njoftime për dëme.

Departamenti Sizmologjisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco