4.8 ballë rihter! Tërmet i fuqishëm në Lezhë, ndjehet në disa qytete

4.8 ballë rihter! Tërmet i fuqishëm në Lezhë, ndjehet në disa qytete

22:19, 17/10/2021
A+ Aa A-

Qendra Europiane e Tërmeteve raporton se tërmeti që goditi Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të diele ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter (fillimisht u raportua 5.1). 

Ishte ora 20:33 minuta kur u regjistrua tërmeti. Epiqendra ka qenë në Lezhë dhe me thellësi 10 km. 

Image

Ndërsa IGJEUM jep një magnitudë më të vogël prej 4.5 ballë, me epiqendër 16 km në verilindje të Shëngjinit dhe me thellësi 20 km.

Image

Lëkundjet janë ndjerë të fuqishme edhe në qytetet e tjera si Shkodër, Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan dhe Fier. 

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. 

***

Dy vite më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete shkatërruese. I pari në 21 shtator 2019 me magnitudë 5.8 ballë rihter rezultoi vetëm me disa dëme materiale. 

Ndërsa i dyti, dhe më i fuqishmi në 40 vitet e fundit, ai i mëngjesit të datës 26 nëntor 2019, rezultoi vdekjeprurës, pasi mori jetën e 51 qytetarëve si dhe shkaktoi dëme kolosale në Durrës, Lezhë, Kurbin, Fushë Krujë dhe Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco