Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

‘Po dal për kafe’/ Nëna identifikoi të vrarin në Peqin, dëshmia

‘Po dal për kafe’/ Nëna identifikoi të vrarin në Peqin, dëshmia

17:09, 17/10/2021
A+ Aa A-

Nëna ka identifikuar të vrarin në Peqin, shtetasin Alban Semaku.

Semaku ishte anëtar i bandës së Aldo Bares, njeriut famëkeq që drejtoi organizatën kriminale të Lushnjës në vitet 1997-1998.

Mësohet se nëna e ka identifikuar viktimën Semaku. Ky i fundit dyshohet se është marrë peng.

Ai ka marrë një plumb nga pjesa e pasme e kokës, që ka dalë nga syri i djathtë. Koka e tij është gjetur e mbuluar me thasë të mbeturinave, ngjyrë e zezë.

Thasi i mbeturinave është gjetur pranë trupit të pajetë. Ka dyshime se e kanë torturuar në automjet, para se ta ekzekutojnë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja’, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen ‘Gafurr Muço’, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit ‘Zastava’, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake’ dhe ‘Kanosja’ dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco