VIDEO/ Në Vlorë, fillimisht u përleshen qentë, pastaj pronarët, 1 i plagosur

VIDEO/ Në Vlorë, fillimisht u përleshen qentë, pastaj pronarët, 1 i plagosur

15:26, 17/10/2021
A+ Aa A-

Konflikt me sende të forta mes dy komshinjve në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e centrales. Dy komshinjtë janë zënë për arsye krejt banale.

Fillimisht dy qentë e tyre janë përleshur me njëri tjetrin.

Kanë shkuar ti ndajnë pronarët, të cilët pasi i kanë ndarë qentë, kanë filluar dhe ata të zihen dhe konfliktohen.

Njëri prej tyre, 54-vjeçari me inicialet D. A., ka përfunduar në spital dhe 35-vjeçari me inicialet I. H., ka përfunduar në polici.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 17.10.2021, rreth orës 14:55, në lagjen ‘10 Korriku’, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç  të dy banues në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco