VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i vrasjes në Peqin

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i vrasjes në Peqin

13:53, 17/10/2021
A+ Aa A-

SYRI TV dhe SYRI.net kanë siguruar pamjet e para nga vendi ku është gjetur i vrarë një 45-vjeçar ende i paidentifikuar deri më tani.

Siç mësohet, burri është ekzekutuar me dy plumba, një pas shpine dhe një në anësore, në brinjë.

Deri më tani, policia nuk ka mundur ta identifikojë, ndërsa paraprakisht thuhet se nuk është banor i Peqinit.

Trupi i pajetë u gjet paraditen e sotme në fshatin Çezmë të Peqinit, pranë lumit Shkumbin.

Nga hetimet e deritanishme, 45-vjeçari është vrarë rreth harkut kohor, mbrëmje e djeshme, mëngjes i sotëm.

Policia po punon për identifikimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco