Vrasje në Peqin, viktima ende pa emër

Vrasje në Peqin, viktima ende pa emër

12:40, 17/10/2021
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë Peqin.

Ngjarja është ende e paqartë dhe viktima ende i paidentifikuar.

Policia e Peqinit/ Informacion paraprak

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco