Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Po iknin drejt Zvicrës me pasaporta false, ndalohen dy turq

Po iknin drejt Zvicrës me pasaporta false, ndalohen dy turq

12:35, 17/10/2021
A+ Aa A-

Dy turq janë ndaluar në aeroportin e Rinasit, për shkak se akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Ata janë me inicialet O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç.

Policia thotë se gjatë verifikimeve, të dyja pasaportat e të e tyre kanë rezultuar të falsifikuar. Ata ishin nisur për në Gjenevë të Zvicrës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pasaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë.

Gjatë verifikimeve, të dyja pasaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale ‘Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave’ dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco