VIDEO - 150 vjetori i lindjes/ Botohet vepra e plotë e Fishtës, Hamiti: Të trajtohet si poet nacional

VIDEO - 150 vjetori i lindjes/ Botohet vepra e plotë e Fishtës, Hamiti: Të trajtohet si poet nacional

20:03, 16/10/2021
A+ Aa A-

Në 150-vjetorin e lindjes është botuar vepra e plotë e AT GJERGJ FISHTËS. Studiuesit dhe akademikët u ndalën te kontributi i kolosit të letrave shqipe dhe te vendi që meriton Fishta në kanonin letrar, ndërsa Mark Marku tha se tekstet shkollore sot reflektojnë kulturën e regjimit diktatorial.

Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës është botuar vepra më e plotë e kolosit të letrave shqipe. Botimi u përurua në aktivitetin  e organizuar nga Provinca Françeskane ne Shqiperi dhe Mal te Zi “Zoja Nunciatë”, ku moren pjese studiues e shkencetar nga Shqiperia, Mali i Zi, Kosova si dhe perfaqesues diplomatik ne vendin tone. Sabri Hamiti akademiku nga Kosova u shpreh se At Gjergj Fishta është poet nacional dhe si i tillë duhet të trajtohet, duke e cilësuar Fishtën si frymëzues.

At Viktor Demaj studiues dhe përgjegjës i bibliotkeës Françeskane shprehet se me botimin e 7 vëllimeve të veprës së At Gjergj Fishtës kemi mundësine të shohim një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij të panjohur.

Mugesa 50 vjeçare e Fishtës në tekstet shkollore ka ardhur si pasojë e përqëndrimit te ideologjia, jo te gjuha apo kombi, ndaj studiuesi Mark Marku thotë se librat e shkollës reflektojnë kulturën e regjimit diktatorial.

150-vjetori i At Gjergj Fishtes pervec botimeve te kolanes prej 7 vellimesh u publikuan ne nje ekspozite te veçante edhe dorëshkrimet e tij dhe veprat e botuara si dhe relike te vete poetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti16/10/2021 20:21

Pyeteni sabri hamitin per andon z. Çajupin

Shto koment

Denonco