Situata e rëndë/ 57 viktima për 1 javë nga COVID, rekord mban Tirana

Situata e rëndë/ 57 viktima për 1 javë nga COVID, rekord mban Tirana

19:11, 16/10/2021
A+ Aa A-

Për një javë (9 -16 tetor) janë shënuar 57 viktima nga COVID në vendin tonë. Shifra më e lartë ditore e viktimave këtë javë është shënuar me 15 tetor, kur kanë ndërruar jetë 10 qytetarë, kurse më e ulëta sot me 3 humbje jete.

Sa i përket të shtruarve në spitale numri i tyre ka ardhur duke u ulur gjatë mesit të javës, por është rritur sërish ditën e sotme.

Transmetueshmëria e lartë e virusit dhe mutacioni Delta ka bërë që të preken gjithnjë e më shumë edhe të rinj të pavaksinuar. Në mesin e viktimave dominojnë moshat e mesme, ndërsa kryesojnë të moshuarit. 95% e viktimave janë të pavaksinuar kanë deklaruar më herët ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Tirana vijon të mbaje numrin më të lartë të infektimeve me 3036 te tillë, e ndjekur nga Durrësi me 745, Fieri 663 dhe Shkodra me 502. Tirana mban rekord jo vetëm për numrin e të infektuarve por edhe për viktimat si pasojë e COVID.

Rastet pozitive që nga fillimi i pandemisë janë 177,536, kurse aktivë me COVID në të gjithë vendin janë  6,289 pacientë.

Bilanci nga 9 tetor deri më sot:

9 Tetor 2021

6 humbje jete

169 pacientë të në spita;

475 qytetarë të infektuar

10 Tetor 2021

9 humbje jete

164 pacientë në spital

2827 testime- 325 të infektuar

11 Tetor 2021

9 humbje jete

161 pacientë në spital

195 qytetarë të infektuar

12 Tetor 2021

6 humbje jete

160 pacientë në spital

501 qytetarë të infektuar

13 Tetor 2021

5 humbje jete

161 pacientë në spital

508 të infektuar

14 Tetor 2021

9 humbje jete

153 pacientë ne spital

495 të infektuar

15 Tetor 2021

10 humbje jete

146 pacientë në spital

441 qytetarë të infektuar

16 Tetor 2021

3 humbje jete

158 pacientë në spital

428 qytetarë të infektuar

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco