Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vdekja e 4 turistëve/ Ambasada ruse pjesë e ekspertizës, Lala: Hetimet do shtrihen në 3 shtete, ja misteret e ngjarjes

Vdekja e 4 turistëve/ Ambasada ruse pjesë e ekspertizës, Lala: Hetimet do shtrihen në 3 shtete, ja misteret e ngjarjes

17:27, 16/10/2021
A+ Aa A-

Vdekja e 4 shtetasve rusë mbrëmjen e djeshme në një hotel në Qerret të Kavajës ende mbetet mister.

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se ekspertiza do  do të jetë ajo që vërtetojë dhe përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lala ka shpjeguar itinerarin e tyre ditën e djeshme ku mësohet se çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre.

Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut.

Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin. Kjo punonjëse është edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes.

Më tej Lala shprehet se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Përfaqësues të ambasadës kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre. Për këtë janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe  hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë.

Ndërkohë mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër dhe se kanë humbur jetën jo në xhakuzi dhe nuk kanë qenë në ujë. Ambienti rezulton i ajrosur dhe turistët e tjerë nuk kanë pasur shqetësim.

Sipas gzetarës Klodian Lala kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco