Sherr dhe një sulm me thikë në Bajram Curri,  plagoset 27-vjeçari

Sherr dhe një sulm me thikë në Bajram Curri, plagoset 27-vjeçari

14:48, 16/10/2021
A+ Aa A-

Një i ri 27 vjeç, P.M, nga fshati Gri i Tropojës ka përfunduar në spital me një plagë thike.

Për sulmin, Komisariati i Tropojës arrestoi B.M, 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi.

Sipas Policisë, në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 53-vjeçari e ka plagosur me thikë P.M. 

Tashmë  27 vjeçari gjendet i shtruar në spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje",  dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco