Gazetari Artjan Tepelena ndërroi jetë nga COVID-19 vëllai i tij prek me mesazhin e publikuar: Idhulli im...

Gazetari Artjan Tepelena ndërroi jetë nga COVID-19 vëllai i tij prek me mesazhin e publikuar: Idhulli im...

11:15, 16/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Artjan Tepelena humbi jetën ditën e sotme në moshën 58 vjeçare nga COVID-19.

 Lajmin e hidhur e bëri të ditur vëllai i tij, Ilir Tepelena përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, -shkruan vëllai i gazetarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco