Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kurbin: arrestohet 27-vjeçari që kreu atentat, pas dajës që fshihte një arsenal armësh

Kurbin: arrestohet 27-vjeçari që kreu atentat, pas dajës që fshihte një arsenal armësh

10:27, 16/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Kurbinit ka zhvilluar një operacion për të kapur Kadri Kurtajn (Imerin), 27 vjeç, banor i fshatit Sanxhak, pasi ai tentoi të kryente një vrasje me paramendim.

Kadri Kurtaj pas tentativës për të vrarë Emanuel Preçin më 14 gusht 2021 në qytetin e Laçit, shkoi për t’u fshehur në shtëpinë e dajës së tij Agron Koçi.

Policia e Kurbinit kreu operacionin e koduar “Sanxhaku: dhe arriti të arrestojë Kurtan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e dajës së tij, Agron Koçi, i cili qe arrestuar në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit, një automatik me të cilën dyshohet se nipi Kadri Kurtaj kishte plagosur 25 vjeçarin Emanuel Preçi.

Gjithashtu, po në banesën e dajës, Agron Koçi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë,  8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco