VIDEO/ Prej një muaji në Sanatorium, COVID-19 i merr jetën gazetarit të mirënjohur  Artjan Tepelena

VIDEO/ Prej një muaji në Sanatorium, COVID-19 i merr jetën gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena

09:28, 16/10/2021
A+ Aa A-

 Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale. “Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco