VIDEO/ Astir, banorët e pallatit ku ra zjarri: Djali ishte me depresion, dihej, kishim njoftuar Pamje nga pallati ne Astir

VIDEO/ Astir, banorët e pallatit ku ra zjarri: Djali ishte me depresion, dihej, kishim njoftuar

09:10, 16/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e pallatit në Astir në Tiranë, ku ra zjarri mëngjesin e sotëm e humbi jetën Hava Osmënaj dhe u plagos I biri Klodian Osmënaj, thanë për SYRI TV se djail 36-vjeçar ishte me depresion.

Ai njihej si njeri me probleme, sepse edhe më parë hidhte gjëra nga lart, tentonte të vinte zjarr, qëllonte dhe kishte përbërë shqetësim për ta.

Banorja që foli për mediat tha se tymi dilte si oxhak nga shtëpia e viktimës, që u hodh nga ballkoni për të shpëtuar dhe ata vetë as nuk mund ta hapnin derën për të ikur, për të shpëtuar, se aty jetojnë edhe familje me fëmijë të vegjël.

Nga ana tjetër, ata janë shumë të tronditur dhe shtëpitë e tyre tashmë janë nxirë plotësisht nga tymi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco