Tragjedia e familjes ruse që vdiq në sauna: Punonjësi i hotelit tregon si i gjeti të katërt

Tragjedia e familjes ruse që vdiq në sauna: Punonjësi i hotelit tregon si i gjeti të katërt

08:50, 16/10/2021
A+ Aa A-

Të tjera hollësira po mësohen nga hetimi që ka nisur Prokuroria shqiptare për tragjedinë e familjes ruse Burenkov në një hotel në Qerret të Kavajës, ku prindërit me vajzën e tyre dhe dhëndrrin u gjetën në pa jetë në sauna.

Ka qënë recepsionisti që ka trokitur në derën e tyre për t’iu shërbyer, por dera nuk u hap. Ai hyri dhe i gjeti pa ndenja. Menjëherë njoftoi Policinë, e cila konstatoi vdekjen e të katërtëve.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati, - tregoi recepsionisti.- Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk m'u përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar."

Viktimat e kësaj tragjedie janë:

Sergei Burenkov, 60 vjeç,

Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,

Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe

Nikita Belousov, 37 vjeç

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco